Delegacioni i deputetëve turq viziton kampin e refugjatëve të Arakanit në Bangladesh

Një delegacion i përbërë nga deputetët e Partisë AK në pushtet dhe drejtori i AFAD-it, zhvilluan një vizitë në kampin e refugjatëve të myslimanëve të Arakanit në Cox Bazar të Bangladeshit.

turk heyeti arakanli muslumanlar1.jpg

Një delegacion i përbërë nga deputetët dhe Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente pranë Kryeministrisë (AFAD), zhvilloi një vizitë në kampin e refugjatëve të myslimanëve të Arakanit në Bangladesh të ikur nga dhuna në Mianmar.

Delegacioni i përbërë nga deputetët e Partisë AK nga Konja, Husuye Erdogan, nga Tekirdag, Ayse Dogan, nga Nevsehiri, Mustafa Açikgoz, nga Hatayi, Haci Bayram Turkoglu, nga Kayseri, Ismail Tamer, drejtori i AFAD-it, Mehmet Gullugolu dhe zëvendësdrejtori, Ismail Palakoglu vizitoi kampin e refugjatëve myslimanë në Cox Bazar të Bangladeshit.

Ndalesa e parë e delegacionit ishte spitali fushor i AFAD në qytetin Balukhali.

Delegacioni krahas punonjësve shëndetësor turq në spital vizitoi edhe punonjësit vendor dhe u informua në lidhje me gjendjen shëndetësore të të sëmurëve që kurohen në këtë spital.

Më pas delegacioni kaloi në kampin “Kutapong 2” që njihet edhe si “Kodra Turke” dhe ndihmoi në shpërndarjen e ndihmave humanitare të sjella nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

Deputetët dhe drejtori i AFAD-it, një pjesë të pakove të ushqimit të përbëra nga vaji, orizi, thjerrëzat, çaji, sheqeri, kripa dhe biskota me vitamina, i shpërndanë të strehuarve në kamp.

Zyrtarët bëjnë të ditur se në kamp dje u dorëzuan 600 pako të ushqimit, ndërsa çdo javë shpërndajnë afërsisht 4 mijë pako me ndihma.

Delegacioni më pas inspektoi edhe kuzhinën e drejtorisë së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ndërsa më pas u takua edhe me kreun e Qendrës për Ndihma dhe Riatdhesim të Emigrantëve, Muahmmed Abul Kalam, prej të cilit u informuan në lidhje me nevojat e tyre.

Kalam tha se Bangladeshi, e posaçërisht banorët e Cox Bazar janë falënderues për ndihmat që ofroi Turqia për refugjatët myslimanë të Arakanit.

Drejtori i AFAD-it, Gulluoglu tha se “Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për bashkëpunim dhe ndihmat”.

Duke tërhequr vëmendjen se ndihmat bëhen me mundësi vendore dhe me pjesëmarrjen e banorëve vendor, Gulluoglu tërhoqi vëmendjen edhe në rëndësinë që ka kjo për ekonominë vendore.



Lajme të ngjashme