Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" ushtria turke ka neutralizuar gjithsej 3.280 terroristë

Operacioni “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar në zonën Afrin të Sirisë po vazhdon ende.

Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" ushtria turke ka neutralizuar gjithsej 3.280 terroristë

Që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin Afrin të Sirisë, e deri më sot janë "neutralizuar" gjithsej 3 mijë e 820 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, po vazhdon ende.

Bëhet e ditur se në Afrin, të çliruar më 18 mars nga terroristët në kuadër të operacionit në fjalë, po vazhdojnë punimet për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

 

Ndërkaq po vazhdon edhe kthimi i popullatës civile në këtë rajon ku u vendos stabiliteti.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bërit të ditur se në kuadër të operacioneve të ndërmarra gjatë javës së fundit (24-30 mars) në Diyarbakir, Bitlis dhe Bingol,  Mardin dhe në veri të Irakut u neutralizuan të paktën 90 terroristë.



Lajme të ngjashme