Yildirim reagoi ndaj strukturës së re në Siri, derivat i PKK/PYD-YPG

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) themelimin e partisë e Ardhmja e Sirisë e vlerësoi me fjalët “Nuk mund ta mashtrojnë Turqinë”.

Yildirim reagoi ndaj strukturës së re në Siri, derivat i PKK/PYD-YPG

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) themelimin e partisë e Ardhmja e Sirisë e vlerësoi me fjalët “Nuk mund ta mashtrojnë Turqinë”. 

Kryeministri Jëlldërëm përpara vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, që do të zgjasë 2 ditë, në aeroport iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetjes në lidhje me partinë e Ardhmja e Sirisë, e themeluar në mbledhjen e zhvilluar në qytetin Rakka të Sirisë, kryeministri iu përgjigj duke thënë: “Për një kohë të shkurtër mund të mashtrojnë disa nga miqtë tanë por Turqinë nuk mund ta mashtrojnë”.

Në lidhje me partinë e themeluar nga e ashtuquajtura Federata e Sirisë së Veriut, e shpallur në mënyrë të njëanshme nën pararojën e PYD/YPG-së, që është zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri dhe 700 përfaqësuesve përfshi edhe arabë, turkmenë dhe asirianë nga Raka, Deyr ez Zor dhe Halepi, kreu i qeverisë turke tha: “Ne kemi thënë se këta ndryshojnë vazhdimisht vendin dhe emrin. Këta dalin përballë nesh në Siri me emër tjetër dhe në Irak me emër tjetër. Por kur heq xhyben del në shesh se kush janë ata. Ne i njohim shumë mirë ata, le të maskohen sa të duan. Për një kohë të shkurtër mund të mashtrojnë disa nga miqtë tanë por Turqinë nuk mund ta mashtrojnë”.  



Lajme të ngjashme