Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu i shpreh ngushëllimet popullit rus për viktimat e zjarrit në Kemerovo

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i përcolli popullit rus ngushëllimet për viktimat që humbën jetën si pasojë e zjarrit që ra në një qendër tregtare në Rusi.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter Çavushollu shprehu hidhërimin për jetët e humbura në zjarrin që ra në qytetin Kemerovo të Rusisë.

“Popullit dhe shtetit rus i shpreh ngushëllimet dhe familjeve të viktimave u shpreh durim” shkruan Çavushollu duke i shtuar mesazhit të tij edhe llogarinë në Twitter të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Si pasojë e zjarrit që ra në kinemanë dhe këndin e lojërave për fëmijë në katin e fundit të një qendre tregtare në qytetin Kemerovo të Rusisë humbën jetën 52 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme