Verheugen: Jam i bindur që një ditë Turqia do të anëtarësohet në BE

Ish-zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Gunter Verheugen, shprehu të premten bindjen e tij se Turqia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian...

Verheugen: Jam i bindur që një ditë Turqia do të anëtarësohet në BE

Ish-zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Gunter Verheugen, shprehu të premten bindjen e tij se Turqia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Jam i bindur që një ditë Turqia do të anëtarësohet në BE. Sepse në këtë drejtim janë edhe objektivat afatgjata të Unionit, edhe të Turqisë. Mendoj se kjo është e pashmangshme, pasi të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën”, deklaroi ai.

Pjesëmarrës në konferencën me temë “Marrëdhëniet turko-gjermane në kontekstin e Bashkimit Evropian”, organizuar në një hotel të Qendrës Turistike Belek, në qytezën Serik të rrethit Antalia, Verheugen iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me raportet e Ankarasë me Berlinin dhe Brukselin.

Politikani gjerman, që ka shërbyer si Komisar Evropian për Zgjerimin nga viti 1999 deri në 2004-n dhe më pas si Komisar Evropian për Industrinë dhe Sipërmarrjen nga 2004-a deri në vitin 2010, tha se rizgjedhja e Kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e fundit do të ishte e pamundur pa marrëveshjen ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë për refugjatët.

“Shumica e vendeve anëtare të BE-së nuk e duan Turqinë në Union. Tashmë edhe turqit besojnë se perspektiva është e tillë. Megjithatë unë mendoj se kjo gjendje mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Në të vërtetë, situata në fjalë ka gjasa të ndryshojë madje në mënyrë shumë të shpejtë. Siç e dini, zhvillimet politike në botë e detyrojnë Unionin që të ketë nevojë për Turqinë, nëse BE-ja aspiron të jetë e fuqishme. Andaj jam i mendimit që çështja e Turqisë mund të vlerësohet me shpejtësi dhe ndryshe. Faktikisht, nuk mjafton të them vetëm që unë kështu besoj; pasi jam i bindur që një ditë Turqia do të anëtarësohet në BE. Sepse në këtë drejtim janë edhe objektivat afatgjata të Bashkimit Evropian, edhe të Turqisë. Mendoj se kjo është e pashmangshme duke qenë se të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën”, theksoi Gunter Verheugen.



Lajme të ngjashme