Forcat e Armatosura Turke neutralizojnë 14 terroristë të PKK-së

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se në operacionet e ndërmarra brenda dhe jashtë vendit janë neutralizuar 14 terroristë të PKK-së gjatë përgatitjeve për sulme.

Forcat e Armatosura Turke neutralizojnë 14 terroristë të PKK-së

Në operacionet e ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK në vend dhe në veri të Irakut janë neutralizuar 14 terroristë.

Sipas njoftimit të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke u bë e ditur se në zonë rurale të Sirnakut janë zbuluar elementët terroriste në përgatitje të sulmeve.

Në operacionet e ndërmarra kundër terroristëve në fjalë të mbështetura edhe nga ajri janë neutralizuar 2 terroristë.

Ndërkaq në operacionet ajrore të ndërmarra kundër pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën Hakurk në veri të Irakut janë neutralizuar 12 terroristët të kësaj organizate.



Lajme të ngjashme