Çavusoglu: Turqia i dërgoi BE-së propozimin e fundit për liberalizimin e vizave

“Të dyja palët janë në pritshmëri nga njëra-tjetra dhe duhet të dinë mirë se çfarë mund të bëhet e çfarë jo", deklaroi shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu: Turqia i dërgoi BE-së propozimin e fundit për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm, Melvut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia i dërgoi BE-së propozimin e fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët turq.

Shefi i diplomacisë turke iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve në kryeqytetin Ankara.

Duke e vënë në dukje se kohëve të fundit kanë filluar të hidhen hapa pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE, ministri Çavusoglu tha: “Të dyja palët janë në pritshmëri nga njëra-tjetra dhe duhet të dinë mirë se çfarë mund të bëhet e çfarë jo. Ajo çfarë kërkojmë ne BE-ja është ti përmbahet vendimeve të marra deri më sot. Kemi pritshmëri në lidhje me anëtarësim për shkak të qëndrimit të BE-së. Përballë kemi një BE që nuk di çfarë bënë dhe çfarë dëshiron”.

Çavusoglu gjithashtu theksoi marrëveshja e Unionit Doganor me BE-në duhet të përditësohet, ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian duhet të heq dorë nga përdorja e kësaj si kartë kundër Turqisë dhe bëri të ditur se me përditësimin e marrëveshjes të dyja palët do të dalin fituese.

“Në qoftë se fokusohemi mbi ato çfarë mund të bëjmë duke i lënë mënjanë ato çfarë nuk mund të bëjmë, ndoshta do të kontribuojmë në vendosjen e marrëdhënieve mbi një themel më të shëndoshë”, bëri të ditur shefi i diplomacisë turke.



Lajme të ngjashme