Organizata terroriste PKK/PYD-YPG përdor fëmijët për të luftuar

Pamjet e fëmijëve, që organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG ka vënë të luftojë, u dokumentuan me anë të kartave të memories së aparateve fotografike të shtëna në dorë në rajonin Afrin të Sirisë.

Organizata terroriste PKK/PYD-YPG përdor fëmijët për të luftuar

Pamjet e fëmijëve, që organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG ka vënë të luftojë, u dokumentuan me anë të kartave të memories së aparateve fotografike të shtëna në dorë në rajonin Afrin të Sirisë.

PKK/PYD-YPG e trembur gjatë periudhës kur Forcat e Armatosura Turke përgatiteshin për operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin në veri të Sirisë, kishte rritur veprimtaritë për marrjen nën armë me detyrim të fëmijëve.  

Dokumentet e shtëna në dorë në rajon nxorën në pah fytyrën e pisët të organizatës terroriste

Fëmijët e detyruar të luftojnë nga PKK/PYD-YPG, që kanë ardhur me dhjetëra herë në rend të ditës nga Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut, këtë herë u dokumentuan me fotografi të shkrepura nga ata vetë (terroristët).  

Kartat e memories, që kanë dalë nga aparatet e terroristëve të neutralizuar në Afrin apo që janë gjetur në vendstrehimet e terroristëve, tregojnë trajnimin me armë që organizata terroriste i ka dhënë fëmijëve në moshë të vogël dhe jetën e këtyre fëmijëve në mal.

Në fotografi dhe dokumente gjenden pamje të fëmijëve që mendohet se janë ndër moshat ndërmjet 13-17 vjeç.

Fëmijët që janë në moshën e shkollës dhe duhet të mbajnë laps në duar mbajnë kallashnikov dhe marrin nishan gjatë trajnimit me armë.

Në këto fotografi fëmijët duken duke pozuar përpara fotografisë së kryeterroristit të PKK-së dhe të ashtuquajturve udhëheqës të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Çështja e fëmijëve luftëtarë, që bota shpërfill, herë pas here dokumentohet nga ana e organizatave të të drejtave të njeriut dhe i paraqiten opinionit publik.

Institucione si Komisariati i Lartë i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë dhe Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut (HRW) kanë regjistruar që PKK/PYD-YPG ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke vënë fëmijët për të luftuar.

Në raportin e HRW për shkeljet e të drejtave të njeriut në veri të Sirisë, në vend të parë zënë vend vënia nën armë dhe shkeljet ndaj fëmijëve veçanërisht të vegjël në rajon nga ana e organizatës terroriste PKK/PYD-YPG.

Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për Fëmijët dhe Përleshjet me Armë, Virginia Gamba në deklaratën e bërë me shkrim në 12 shkurt, shpallur nga OKB-ja si “Dita Ndërkombëtare kundër Përdorimit të Fëmijëve si Ushtarë” bëri të ditur se Siria është vendi që përdor më shumë fëmijët si luftëtarë.



Lajme të ngjashme