Ankaraja thirrje Presidentit grek për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e Turqisë

Turqia i bëri thirrje Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, “që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e Turqisë”...

Ankaraja thirrje Presidentit grek për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e Turqisë

Turqia i bëri thirrje Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, “që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e Turqisë”.

Në lidhje me një shprehje të Pavlopoulosit kundrejt Turqisë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, dha një përgjigje me shkrim.

Duke rikujtuar deklaratën e Presidentit të Greqisë në median greke në formën: “Mbase ne nuk zotërojmë tokat që na takojnë si histori. Nëse historia na detyron, ne bëjmë atë që bënë të parët tanë”; Aksoy iu përgjigj duke shkruar: “Ne ftojmë Presidentin e Greqisë, Pavlopoulos, që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e Turqisë, si dhe të evitojë deklaratat që nuk i kanë hije postit të tij dhe që shkaktojnë në mënyrë të panevojshme tension (ndërmjet dy vendeve)”.



Lajme të ngjashme