THY do të punësojë 900 pilotë

Drejtori i Përgjithshëm i THY-së, Bilal Eksi në deklaratën që bëri me rastin e krijimit të “Institutit të Kërkimeve Psikologjike të Aviacionit” tha se në vitin 2019 do të punësohen rreth 900 pilotë të rinj.

THY do të punësojë 900 pilotë

Turkish Airlines (THY) do të marrë gati 900 pilotë deri në vitin 2019.

Në Turqi është krijuar “Instituti i Kërkimeve Psikologjike të Aviacionit”. Instituti është i pari i këtij lloji në vend dhe projekti është realizuar falë bashkëpunimit të THY dhe Universitetit të Stambollit.

Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekshi (Bilal Ekşi) tha:

"Jemi të lumtur që e valëvitim me krenari flamurin tonë në 121 vende të botës dhe që kontribuojmë në punimet e projektet që bëhen në drejtim të prodhimit vendor dhe kombëtar, një çështje që intensifikohet për ditë e më shumë në vendin tonë. Këtë shërbim, të cilin para aktivizimit të programit në fjalë e kemi importuar nga jashtë shtetit, tani do ta marrim nga akademikët e vlefshëm të vendit tonë. Ky është një nder i madh edhe për vendin tonë, dhe për kompaninë tonë"

Drejtori i Përgjithshëm i THY-së tha se kompania në vit punëson mesatarisht 500 pilotë dhe në kuadër të kësaj edhe në vitin 2019 planifikohet të merren rreth 900 pilotë.



Lajme të ngjashme