Vazhdon të rritet dinamizmi në turizmin turk

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në holet e zonës turistike Kushadasi i ka kaluar që tani 60%, falë kjo edhe rezervimeve paraprake kryesisht nga Anglia me Gjermaninë.

kuşadası.jpg
kuşadası turist isp.jpg
kruvazerler en çok  kuşadasını tercih ediyor.jpg

Dinamizmi në turizëm në Turqi vazhdon të shënojë rritje.

Hotelierët në zonën turistike Kushadasi (Kuşadası) të Ajdinit (Aydın), e preferuar më shumë nga turistët holandezë, belgë dhe polakë, janë të kënaqur me rezervimet e hershme, që kryesisht kanë ardhur nga Anglia dhe Gjermania.

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në hotelet e Kushadasisë i ka kaluar që tani 60%.

 

Kryetari i Shoqatës së Hotelistëve të Kushadasisë, Taxhedin Ëzden (Taceddin Özden) i cilëson si shumë shpresëdhënëse kërkesat e ardhura veçanërisht nga Anglia dhe Gjermania për rezervime paraprake.

“Në rezervimet e hershme kemi të bëjmë me një rritje rreth 50-60% në krahasim me vitin e kaluar. Rezervimet vazhdojnë të vijnë me të njëjtën shpejtësi. Rritje ka pothuajse në të gjitha tregjet. Sidomos në tregun britanik bëhet fjalë për një rritje që arrin deri në 100%. Por megjithëkëtë vazhdon të rritet me shpejtësi edhe tregu gjerman. Edhe pse në këtë rajon kemi prezent tregun rus dhe ukrainas, një dinamizëm presim edhe këtu. Vitin e kaluar në zonën tonë erdhën rreth 450 mijë turistë. Mendoj se këtë vit, kjo shifër do të arrijë në 600 mijë”,- u shpreh Ëzden.

 



Lajme të ngjashme