Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 1.931

Është rritur në 1.931 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, bëri të ditur ushtria turke përmes një komunikate të shkruar...

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 1.931

Është rritur në 1.931 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, 58 anëtarë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH janë neutralizuar si rezultat i ofensivave tokësore dhe ajrore.

“Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më sot ka arritur në 1.931”, theksohet në komunikatën e ushtrisë turke.

Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë të godasin nga toka dhe ajri strofkat terroriste në zonën e operacionit “Dega e Ullirit”.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kanë çliruar fshatrat Abu Kab dhe Hajilar të komunës Jindaras, në jugperëndim të Afrinit, të cilat mbaheshin të pushtuara nga organizatat terroriste YPG/PKK e DAESH.

Që prej 20 janarit e deri më sot, ushtria turke dhe forcat e FSA-së, që mbështesin operacionin “Dega e Ullirit”, kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i gjithsej 103 pika, mes të cilave 1 qendër distrikti, 75 fshatra, 6 njësi banimi më të vogla (se fshati), 20 male dhe kodra strategjike, si dhe 1 bazë të YPG/PKK-së; kurse avionët e Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë kanë asgjësuar në total 782 objektiva të organizatave terroriste.



Lajme të ngjashme