Turqia dhe Jordania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën ushtarake

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar, ndodhet për një vizitë zyrtare në Jordani.

915073
Turqia dhe Jordania nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën ushtarake

Turqia dhe Jordania nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në fushën ushtarake.

Sipas deklaratës së bërë nga ushtria jordaneze, kreu i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar në kuadër të një vizite zyrtare në kryeqytetin Aman të Jordanisë është takuar me homologun e tij jordanez, Mahmud Ferihat.

Gjatë takimit, dy homologët biseduan në lidhje me zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes forcave të armatosura të dy vendeve.

Në deklaratë, mes tjerash bëhet e ditur se mes dy vendeve u nënshkrua një marrëveshje për bashkëpunim në fushën ushtarake.

Akar vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve turq në qytetin Salt në perëndim të kryeqytetin Aman ku vendosi kurore me lule në përmendoren e dëshmorëve.



Lajme të ngjashme