Kryeministri Yildirim ndodhet për një vizitë zyrtare në Bjellorusi

Në aeroportin ndërkombëtar të Minskut, Kryeministri Yildirim u prit nga Zëvendëskryeministri i Bjellorusisë, Vladimir Semahsko.

910567
Kryeministri Yildirim ndodhet për një vizitë zyrtare në Bjellorusi

Kryeministri Binali Yildirim ndodhet në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë për një vizitë zyrtare.

Në aeroportin ndërkombëtar të Minskut, Kryeministri Yildirim u prit nga Zëvendëskryeministri i Bjellorusisë, Vladimir Semahsko, Zëvendësministri i Jashtëm, Oleg Kravçenko dhe ambasadori i Turqisë në Minsk, Kezban Nilvana Darama.

Pas zbritjes së Kryeministrit Yildirim dhe delegacioni që e shoqëron, ata u pritën nga dy vajza të veshura me veshje kombëtare, të cilat u ofruan bukë e krip.

Vizita e Kryeministrit Yildirim është vizita e parë zyrtare në nivel Kryeministri të bërë në Bjellorusi.

Yildirim do të ketë një takim edhe me homologun e tij Andrey Kobyakov.

Në kuadër të kontakteve zyrtare palët do të bisedojnë në lidhje me çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Gjatë vizitës do të nënshkruhen edhe një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve.

Shefi i qeverisë turke do të ketë një takim zyrtarë edhe me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukasenko.

Yildirim do të marr pjesë edhe në forumin e biznesit Turqi-Bjellorusi që do të organizohet në kuadër të vizitës zyrtare.

Pritet që Yildirim të vizitojë edhe xhaminë e Minskut, e cila është ndërtuar me kontributin e Turqisë.



Lajme të ngjashme