Yildirim: Kush pretendon se Turqia dëmton civilët, le të shohë Afganistanin, Irakun dhe Jemenin

“Ata që përgojojnë çështjen e dëmtimit të civilëve, le të shikojnë Afganistanin, Irakun dhe Jemenin”, deklaroi shefi i qeverisë turke në përgjigje të kritikave të disa shteteve në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”...

Yildirim: Kush pretendon se Turqia dëmton civilët, le të shohë Afganistanin, Irakun dhe Jemenin

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, rikonfirmoi të shtunën se operacioni “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, do të vazhdojë derisa në atë zonë të mos lëvizë më asnjë këmbë terroristi.

Gjatë një fjalimi në Kongresin 6. të Zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në provincën Mugla, shefi i qeverisë turke dhe njëherësh nënkryetari i AK Partisë kritikoi me një gjuhë të ashpër deklaratat e disa shteteve në lidhje me operacionin në Afrin.

“Ata që përgojojnë çështjen e dëmtimit të civilëve, le të shikojnë Afganistanin, Irakun dhe Jemenin. Ushtria turke po bën të pamundurën për të mos dëmtuar civilët”, deklaroi ai duke tërhequr vëmendjen se Forcat e Armatosura të Turqisë nuk kanë shkuar në zonën e Afrinit për luftë.

“Ne s’kemi shkuar në zonën e Afrinit për luftë. Për çfarë kemi shkuar atje? Qëllimi i pranisë sonë atje është t’u japim fund zullumeve, që organizata terroriste bën prej vitesh duke shtypur arabët, vëllezërit tanë kurdë dhe turkmenët; duke u grabitur atyre me armë pronat dhe pasuritë; si dhe duke rekrutuar si ushtarë vajzat dhe djemtë e rinj për t’i transformuar ata në terroristë”, u shpreh mes të tjerash Kryeministri Yildirim.



Lajme të ngjashme