Inflacioni vjetor i Turqisë bie ndjeshëm në janar 2018

Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit (CPI) në janar të këtij viti është realizuar në nivelin 1,02 për qind duke qëndruar poshtë pritjeve, njoftoi të hënën Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK)...

903947
Inflacioni vjetor i Turqisë bie ndjeshëm në janar 2018

Inflacioni në Turqi e ka nisur vitin 2018 me një rënie të ndjeshme.

Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit (CPI) në janar të këtij viti është realizuar në nivelin 1,02 për qind duke qëndruar poshtë pritjeve, njoftoi të hënën Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK).

Sipas parashikimeve, rritja e CPI-së pritej të ishte 1,36 për qind.

Ndërsa inflacioni vjetor në janar 2018 ka rënë në nivelin 10,35 për qind, nga 11,92 për qind që ishte në fund të vitit 2017.

Parashikimi i ekonomistëve për inflacionin në fund të vitit është 9,34 për qind.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të Brendshëm (D-PPI) është rritur me 0,99 për qind në bazë mujore dhe me 12,14 për qind në bazë vjetore.

Në janar 2018, rritja më e lartë është regjistruar në çmimin e kastravecit me 25,11 për qind, kurse rënia me fortë është shënuar në çmimin e lulelakrës me 14,41 për qind.



Lajme të ngjashme