Ankaraja mirëpret mbledhjen e konsultimeve politike Turqi-Irak

Parashikohet që gjatë konsultimeve krahas marrëdhënieve dypalëshe të bisedohet edhe në lidhje me zhvillimet rajonale dhe çështjet që spikatin në rendin e ditës të të dyja vendeve.

903799
Ankaraja mirëpret mbledhjen e konsultimeve politike Turqi-Irak

Nesër (06.02.2018) në kryeqytetin Ankara të Turqisë do të mbahet mbledhja e konsultimeve politike mes Turqisë dhe Irakut në nivel të nënsekretarëve të Ministrive të Jashtme.

Sipas një komunikate me shkrim të publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë, delegacionet e kryesuara nga nënsekretari Umit Yalçin dhe nënsekretari i Ministrisë së Jashtme të Irakut, Nizar Hayrullah do të takohen nesër në Ankara.

Parashikohet që gjatë konsultimeve krahas marrëdhënieve dypalëshe të bisedohet edhe në lidhje me zhvillimet rajonale dhe çështjet që spikatin në rendin e ditës të të dyja vendeve.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës së përbashkët me homologun irakian, Ibrahim Al-Xhaferi, të mbajtur në kuadër të vizitës së realizuar në Bagdad më 21 janar, ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë të fuqishme tërësinë territoriale, unitetin politik dhe sovranitetin e Irakut.

Çavusoglu kishte bërë të ditur se dëshirojnë që brenda një kohe sa më të shkurtë të organizojnë mbledhjen e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë për të bërë marrëveshje të reja dhe për ti bërë një vlerësim çështjeve të bashkëpunimit, ndërsa ka thënë se mbledhja e Komisionit të Përzier Ekonomik mes dy vendeve është planifikuar të mbahet gjatë muajit shkurt.

Edhe Xhaferi ka tërhequr vëmendjen në marrëdhëniet e forta mes Turqisë dhe Irakut, ndërsa ka bërë të ditur se dëshirojnë thellimin e marrëdhënieve me Turqinë në të gjitha fushat.

Ndërkaq ambasadori i Turqisë në Bagdad, Fatih Yildiz në një deklaratë të tij të bërë më 25 dhjetor ka thënë se mes Turqisë dhe Irakut për herë të parë është formuar një komision teknik për të diskutuar çështjen e ujit dhe se “Turqia i kushton rëndësi të veçantë mirëqenies dhe stabilitetit rajonal dhe se ujin e shikon si një pasuri të përbashkët. Mes dy vendeve për herë të parë është themeluar një komitet teknik për të biseduar çështjen e ujit. Memorandumi i mirëkuptimit në lidhje me këtë tani është në fazën e nënshkrimit”.



Lajme të ngjashme