Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 4 terroristë në Diyarbakir

Ekipet e xhandarmerisë u përleshën me terroristët në zonën Çeper në Lice të Diyarbakir-it.

902043
Forcat turke të sigurisë neutralizojnë 4 terroristë në Diyarbakir

Në operacionin e ndërmarrë ndaj organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Lixhe (Lice) të Dijarbakërit (Diyarbakır) janë neutralizuar 4 terroristë.

Ekipet e xhandarmerisë zhvillonin hetime për kapjen e një terroristi, ndaj të cilit ishte shpallur një fletarrestim dhe ndodhej në kategorinë “blu” e që ishte i ashtuquajturi përgjegjës rajonal i organizatës terroriste PKK.

Gjatë operacionit të ndërmarrë pas zbulimit se terroristi në fjalën ndodhej në zonën Çallëkbyky (Çalıkbükü) të lagjes Dernek, i ashtuquajturi përgjegjësi rajonal së bashku me 3 terroristë të tjerë u arratisën me makinë.

Si rezultat i ndjekjes, forcat e sigurisë tentuan të ndalojnë makinën në zonën Çeper, por pas thirrjes për tu ndalur, terroristët hapën zjarr.

Në përleshjet e dala pas kundërpërgjigjes së forcave të sigurisë u asgjësuan 4 terroristë.



Lajme të ngjashme