Operacioni “Dega e Ullirit” – 790 terroristë të neutralizuar, kujdes maksimal për civilët

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë bëri me dije të mërkurën vonë se ka arritur në 790 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit...

Operacioni “Dega e Ullirit” – 790 terroristë të neutralizuar, kujdes maksimal për civilët

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë bëri me dije të mërkurën vonë se ka arritur në 790 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit.

Në një deklaratë të shkruar të ushtrisë turke në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit, në orën 17.00, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në kufij e rajon, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i terroristëve, thuhet gjithashtu se “me sulmet ajrore në kuadër të operacionit janë asgjësuar 18 objektiva të organizatave terroriste”.

Sipas njoftimit, ushtria turke ka spastruar edhe fshatin Ali Kar, në veri të Afrinit, nga terroristët e PYD/PKK-së.

Komunikata e ushtrisë turke nënvizon mes të tjerash se “në planifikimin dhe ekzekutimin e operacionit po shënjohen vetëm terroristët dhe vendstrehimet, bunkerët, pozicionet, armët, pikat e zjarrit, mjetet dhe pajisjet e tyre; si dhe po tregohet kujdes, vëmendje e ndjeshmëri maksimale për të mos dëmtuar civilët/të pafajshmit dhe mjedisin”.

“Operacioni ‘Dega e Ullirit’ po vijon suksesshëm siç është planifikuar”, theksohet në fund të deklaratës së shkruar të Forcave të Armatosura të Turqisë.



Lajme të ngjashme