Kalin: Operacioni "Dega e Ullirit" do t'u sjellë paqe, siguri dhe mirëqenie banorëve të rajonit

Operacioni “Dega e Ullirit”, filluar në zonën Afrin të Sirisë kundër elementeve terroriste, po vazhdon me vendosmëri dhe sukses edhe në ditën e 12-të të tij...

Kalin: Operacioni "Dega e Ullirit" do t'u sjellë paqe, siguri dhe mirëqenie banorëve të rajonit

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin deklaroi se operacioni “Dega e Ullirit” po zhvillohet në një terren të ligjshëm të bazuar në kuadër të të drejtës ndërkombëtare për vetëmbrojtje.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Ibrahim Kalin bëri të ditur se operacioni “Dega e Ullirit” i filluar në zonën Afrin të Sirisë kundër elementeve terroriste po vazhdon me vendosmëri dhe sukses edhe në ditën e 12-të të tij.

“Operacioni po zhvillohet në një terren të ligjshëm të bazuar në kuadër të të drejtës ndërkombëtare për vetëmbrojtje”, shkroi zëdhënësi në mesazhin e tij.

“Në kuadër të operacionit deri më sot janë neutralizuar mbi 700 terroristë”, bëri të ditur Kalin ndërsa vijoi duke thënë se “Trupat turke janë duke zhvilluar një luftë të madhe. Rrethi për organizatën separatiste terroriste vjen duke u ngushtuar”.

 

Duke prekur edhe në masat e marra nga Forcat e Armatosura Turke për të parandaluar humbjen e jetëve të civilëve, Ibrahim Kalin tha se operacioni nuk do të vendosë vetëm sigurinë e kufijve, por në të njëjtën kohë do të mundësojë që banorët e Afrinit të jetojnë në paqe, qetësi, siguri dhe mirëqenie.

Zëdhënësi gjithashtu vuri në dukje se lufta e Turqisë kundër terrorit do të vazhdojnë me vendosmëri, ndërsa shtoi se “Objektivi kryesor është që Siria të spastrohet nga DAESH-i, PKK, PYD, YPG dhe elementet tjera terroriste. Nuk bëhet fjalë për të bërë lëshime në këtë drejtim. Përpjekjet e simpatizantëve të organizatës terroriste si brenda ashtu edhe jashtë vendit për dezinformuar dhe shtrembëruar operacionin, do të dështojnë”.



Lajme të ngjashme