Erdogan: Ushtria e Lirë Siriane është një strukturim kombëtar sirian e jo organizatë terroriste

Presidenti dhe kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Erdogan: Ushtria e Lirë Siriane është një strukturim kombëtar sirian e jo organizatë terroriste

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Ushtria e Lirë Siriane, e cila ndodhet pranë Forcave të Armatosura të Turqisë në operacionin “Dega e Ullirit” që zhvillohet në zonë Afrin të Sirisë kundër terroristëve, është një strukturim kombëtar që përbëhet prej pjesëtarëve të të gjitha grupeve etnike.

Presidenti dhe kryetari i Partisë AK, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Pjesën e madhe të fjalimit të tij Presidenti i kushtoi operacionit “Dega e Ullirit” që Forcat e Armatosura të Turqisë filluan më 20 janar në Afrin të Sirisë për të neutralizuar terroristët anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të asaj zone nga represioni dhe persekutimi.

Duke vënë në dukje se në kuadër të operacioneve deri më sot janë neutralizuar 649 terroristë, Erdogan tha: “Mali Burseya është marrë nën kontroll. Tani ushtarët tanë së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane po bëjnë punimet për vënie nën kontroll edhe të kodrave dhe maleve tjera që ndodhen përreth”.

 

Erdogan shtoi se operacioni, i cili po zhvillohet me armë kombëtare, është duke avancuar në mënyrë të suksesshme.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se ne jemi dëshmitarët e afërt që pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” të ndërmarrë vitin e kaluar për spastrimin e zonave Xherablus, Rai dhe Al-Bab nga terroristët e DAESH-it, kanë luftuar me vetëmohim. Deri më sot ata dhanë 614 martirë. Edhe pse gjatë operacionit “Dega e Ullirit” kanë dhënë 16 dëshmorë, ata po e vazhdojnë luftën në mënyrë heroike. Aplikimet e vëllezërve tanë sirianë për rekrutim i shohim si një shprehje të vendosmërisë dhe i falënderojmë të gjithë”.

Erdogan shtoi se Ushtria e Lirë Siriane është një strukturim civil, ndërsa tha se “Kjo ushtri është sikurse forca jonë kombëtare (Kuva-yi Milliye)”.



Lajme të ngjashme