FAT shkatërrojnë 11 objektiva të PKK-së në veri të Irakut

Forcave të Armatosura të Turqisë ndërmorën operacione ajrore ndaj zonave Kandil dhe Asos në veri të Irakut.

FAT shkatërrojnë 11 objektiva të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet ajrore të ndërmarra nga ana e Forcave të Armatosura të Turqisë ndaj zonave Kandil dhe Asos në veri të Irakut janë shkatërruar 11 objektiva të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas komunikatës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, operacionet ndaj objektivave të PKK-së në veri të Irakut vazhdojnë ende.

Me anë të mjeteve të zbulimit dhe vëzhgimit në zonat Kandil dhe Asos në veri të Irakut u zbuluan pjesëtarët e organizatës terroriste duke bërë përgatitje për sulme ndaj posteve dhe bazave në zonën kufitare.

Pas kësaj në operacionet ajrore të ndërmarra janë shkatërruar strehimoret, depot e municioneve dhe pozicionet e armëve të terroristëve të PKK-së.

Avionët të cilët morën pjesë në operacion u kthyen të sigurt në bazën e tyre.

 


Lajme të ngjashme