Çelik reagoi ndaj Piri-t: Nuk luajti me fjalë, e tha hapur shtrembërimin që ka në mendje

Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik iu përgjigj fjalëve të raportueses së Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri në lidhje me PKK-në.

899216

Në një postim të bërë nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter, Çelik dënoi fjalët e Pirit dhe shkroi: “Kanë bërë shumë mirë që e kanë shprehur kaq hapur shtrembërimin në mendjen e tyre. I kanë dhënë fund lojës së shëmtuar që luhej me fjalitë”.  

Ai tërhoqi vëmendjen se Piri vazhdon një pjesë të shtrembërimit duke u shprehur me fjalët: “Për Turqinë kërcënim parësor nuk është DAESH-i por PKK-ja” dhe u kundërpërgjigj duke shkruar: “Kjo është një pjesë e vogël ku shprehet në mënyrë kaq të qartë qëndrimi i shëmtuar nga aspekti i qasjes ndaj terrorit”.

“Turqia është i vetmi vend që lufton me të njëjtën forcë edhe kundër DAESH-it edhe kundër PKK-së. Kurse në shumë vende të Evropës është e qartë që PKK-ja gjen një mbrojtje aktive. Kur Turqia u përball me sulmin e DAESH-it vumë re se në Evropë, u solidarizuan duke pasqyruar flamurin e Turqisë në ndërtesat e disa institucioneve në disa qytete por kur u bënë sulme terroriste të PKK-së nuk e pamë aspak këtë solidaritet” shkroi Ministri Çelik në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme