Anijet turke nuk lejojnë afrimin e ministrit grek në Ishullin Kardak

Anijet turke nuk lejuan afrimin e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, që dëshironte të hidhte kurorë me lule në Ishullin Kardak.

Anijet turke nuk lejojnë afrimin e ministrit grek në Ishullin Kardak

Anijet turke nuk lejuan afrimin e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, që dëshironte të hidhte kurorë me lule në Ishullin Kardak.   

Pas paralajmërimit të anijeve turke anija greke, që transportonte ministrin grek u largua nga zona.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme e Turqisë bëhej e ditur se “Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos, që kishte ardhur në Ishullin Kardak për të hedhur kurorë me lule, nuk u lejua ti afrohet ishullit.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se pa u përjetuar asnjë tension, pas paralajmërimit, delegacioni grek braktisi ujërat turke.

Edhe Ministri i Brendshëm, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) në deklaratën e bërë në lidhje me temën u shpreh me fjalët: “Komanda e Rojës Bregdetare ka përmbushur detyrën e saj”.  

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) kishte paralajmëruar Greqinë në përvjetorin e krizës Kardak duke thënë: “Ndërkohë që ne jemi të zënë duke luftuar kundër terrorit, fqinjët tanë të mos entuziazmohen për të ‘peshkuar në ujëra të turbullta’, nuk u ka hije. Ne nuk e mirëpresim këtë. Nëse ka ndonjë aktivitet të ngjashëm Turqia e ka gjithmonë një masë të marrë. Askush të mos ketë merak”.      



Lajme të ngjashme