Akar viziton familjen e dëshmorit-Terroristët do të marrin përgjigjen e merituar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar tha se të gjithë terroristët, përfshi edhe ata të DAESH, YPG, PKK, do të japin llogari për gjakun që kanë derdhur.

Akar viziton familjen e dëshmorit-Terroristët do të marrin përgjigjen e merituar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar bëri të ditur se janë neutralizuar 260 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Akar tha se të gjithë terroristët, përfshi edhe ata të DAESH, YPG, PKK, do të japin llogari për gjakun që kanë derdhur.

Gjeneralarmate Akar bëri një vizitë ngushëllimi në familjen e nënoficeri i këmbësorisë me gradë kapteri I, Musa Ozalkan, që ra dëshmor në operacionin ‘Dega e Ullirit’.

Gjatë bisedës me familjarët, Akar tha se heronjtë sakrifikues të Forcave të Armatosura Turke luftojnë kundër terroristëve pa marrë parasysh dimrin, borën, baltën, shiun e furtunën.

“Të gjithë terroristët duke përfshirë edhe ata të DAESH, YPG, PKK do të marrin përgjigjen që meritojnë dhe do të japin llogari për gjakun që kanë derdhur” tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Hulusi Akar.



Lajme të ngjashme