Operacioni ‘Dega e Ullirit’- Vazhdon përparimi dhe marrja nën kontroll në Afrin

Automjetet e blinduara të Forcave të Armatosura Turke, forcat speciale dhe forcat tokësore kanë përparuar rreth 5 kilometra brenda territoreve të Afrinit.

Operacioni ‘Dega e Ullirit’- Vazhdon përparimi dhe marrja nën kontroll në Afrin

Në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, filluar për të pastruar rajonin Afrin të Sirisë nga terroristët, ushtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane po marrin një nga një vendet që kontrolloheshin nga organizatat terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH.  

Automjetet e blinduara të Forcave të Armatosura Turke, forcat speciale dhe forcat tokësore kanë përparuar rreth 5 kilometra brenda territoreve të Afrinit.

 

9 fshatra të varura nga Afrini janë pastruar për një kohë të shkurtër nga grupet terroriste të PKK/PYD-YPG dhe DAESH-it.  

Në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ janë asgjësuar 198 objektiva.

Ndërkohë që vazhdon dërgimi i elementëve të Forcave të Armatosura në kufi, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar shkoi për inspektim në qytetin Hataj (Hatay), që gjendet në kufi me Sirinë.

Në etapën e parë do të krijohet një korridor sigurie prej 30 kilometrash në rajonin e pastruar nga terrori.  

Nga ana tjetër nga Afrini vijnë lajme se terroristët i kanë marrë nxënësit nga shkollat dhe i detyrojnë ata të luftojnë.



Lajme të ngjashme