FAT dërguan makina ushtarake në zonën Azez të Sirisë

Makinat ushtarake, të cilat u nisën nga Kilisi nën përcjellje në drejtim të vendkalimit kufitar, Oncupinar kaluan në nënprefekturën Azez të Halepit në Siri.

FAT dërguan makina ushtarake në zonën Azez të Sirisë

Forcat e Armatosura të Turqisë dërguan makina ushtarake në zonën Azez të Sirisë nëpërmjet portës kufitare Oncupinar të Kilisit.

Operacioni “Dega e Ullirit”, të cilën Forcat e Armatosura të Turqisë e filluan për asgjësuar pjesëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH në zonën Afrin të Sirisë dhe për të çliruar popullin mik e vëlla të kësaj zone nga dhuna dhe presionet e këtyre organizatave, po vazhdon edhe në ditën e tretë.

Makinat ushtarake, të cilat u nisën nga Kilisi nën përcjellje në drejtim të vendkalimit kufitar, Oncupinar kaluan në nënprefekturën Azez të Halepit në Siri.

 

Në kuadër të operacioneve, ku merr pjesë edhe Ushtria e Lirë Siriane, njësitë, të cilat avancojnë drejtë Afrinit përkrahen me të shtënat e artilerisë.

Njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë, të dislokuara në kufi, herë pas here intensifikojnë të shtënat ndaj pozitave të organizatës terroriste PYD/PKK, ndërsa këto të shtëna krahas qendrës së qytetit Kilis dëgjohen edhe në disa fshatra përgjatë vijës kufitare të Hatayit.

Ndërkohë edhe njësitë e dislokuara në kufi herë pas here përforcohen me makina ushtarake.

Në anën tjetër nga nënprefektura Rasulaynt të Hasekes në Siri, e cila kontrollohet nga organizata terroriste, sot në orët e mëngjesit është shtënë me armë zjarri ndaj njësive ushtarake turke në Ceylanpinari të Sanliurfas. Gjatë këtij incidenti u plagos lehtë në krahë një ushtar.

 

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e ushtarit të dërguar në spitalin shtetëror në Ceylanpinar është e mirë.

Ndërkaq njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë të dislokuara në kufi u kundërpërgjigjën shumëfish ndaj provokimit dhe u goditën me saktësi të lartë objektivat terroriste në Rasulayn.



Lajme të ngjashme