Terroristët në Afrin të Sirisë detyrojnë fëmijët të luftojnë

Organizata terroriste PYD/PKK është duke përdorur imazhin e “fëmijëve luftëtarë” për të zhvilluar një propagandë të errët kundër forcave të armatosura turke.

Organizata në fjalë, thonë burimet të cilat kanë folur në kushte anonime, aktualisht ka vënë në përdorim të ashtuquajturat agjenci lajmesh, për të shpërndarë videot propagandistike të cilat synojnë ngritjen e moralit të terroristëve në Arfin.

Incizimi propagandues shfaq dy vajza minorene dhe një grua terroriste me pistoleta në duar, ndërkohë që në fytyrën e minoreneve mund të vërehet qartë trishtimi.

Organizatat ndërkombëtare, siç janë Komesioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International dhe Observatori për të Drejtat e Njeriut, kanë pohuar se PYD/PKK është duke përdorur fëmijët në beteja, që paraqet shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare. (AA)

Lajme të ngjashme