Bozda: Operacioni në Afrin lufton organizatat terroriste dhe synon paqen për popullin e rajonit

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) në lidhje me operacionin tha se “Turqia filloi këtë operacion me respekt për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë”.

Bozda: Operacioni në Afrin lufton organizatat terroriste dhe synon paqen për popullin e rajonit

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) në lidhje me operacionin tha se “Turqia filloi këtë operacion me respekt për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë”.

“Ky operacion i nisur nga Turqia nuk është operacion kundër shtetit të Sirisë, popullit sirian, integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Sirisë, vëllëzerve turkmenë, kurdë dhe arabë që jetojnë në rajon, por është operacion kundër organizatave terroriste DAESH, PKK, PYD dhe YPG dhe për të penguar krijimin e korridorit të terrorit në rajon. Ky operacion bëhet për të pastruar rajonin nga këto organizata terroriste, për të siguruar përsëri mjedisin e qetësisë, paqes dhe sigurisë, bëhet për të siguruar jetën dhe pronën e popullit të rajonit dhe për të eliminuar shtypjen, kërcënimin dhe frikën nga ky popull. Operacioni “Dega e Ullirit" filloi për të shpëtuar të pafajshmit në rajon, tukmenët, kurdët dhe arabët nga mizoria e organizatave terroriste” deklaroi Bozda në rrjetin social Twitter.

Bozda bëri të ditur se operacioni filloi në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare, me vendimet numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me luftën kundër terrorit dhe të drejtën legjitime për tu vetëmbrojtur sipas nenit 51 të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se operacioni në fjalë është legjitim dhe në përshtatje me drejtësinë ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozda bëri të ditur se objektivi i vetëm i planifikimit dhe realizimit të operacionit është eliminimi i organizatave terroriste dhe vendstrehimeve dhe pozicioneve të terroristëve të këtyre organizatave.  

 



Lajme të ngjashme