Kryeministri Yildirim: Nuk do të tolerojmë ndaj askujt

Kryeministri Binali Yildirim tha të premten se nuk do të tolerohet kurrë ndaj një strukture që kërcënon sigurinë kombëtare të Turqisë duke iu referuar provokacioneve që bëhen ndaj sigurisë kufitare.

892308
Kryeministri Yildirim: Nuk do të tolerojmë ndaj askujt

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e shpërndarjes së 80 automjeteve për terren të vështirë dhe 11 automjeteve për dekontaminim të lëvizshëm (mobil), organizuar në mjediset e Agjencisë së Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) foli edhe operacionin e mundshëm në Afrin.

"Është një e drejtë e jona, që buron si nga ligji ndërkombëtar, ashtu edhe nga legjislacioni ynë. Qëllimi ynë është t'i japim fund ekzistencës së terrorizmit në rajon dhe të parandalojmë përballjen e banorëve të zonës me dhimbje të reja, pasi kjo popullsi po vuan për vite të tëra”, tha ai.

"Ngandonjëherë dëgjojmë dhe dërdëllitje të llojit ‘përse harxhoni ka shumë para për 3,5 milionë sirianë?’. Ne duhet ta njëjtësomë veten tonë me ata, ta vendosim veten tonë në vendin e tyre. Ne nuk mund t’ua mbyllim dyert njerëzve që e kanë jetën në rrezik, që janë në gjendje të vështirë, që janë detyruar të braktisin shtëpinë, atdheun, të gjitha kujtimet e tyre. Natyrisht që ne i kemi hapur krahët për këta njerëz, patjetër që i kemi përfshirë ata në sofrën tonë. Ne nuk e kemi bërë dhe nuk e bëjmë këtë objekt diskutimi parash e llogarish”,- theksoi Kryeministri Jëlldërëm.

 



Lajme të ngjashme