Kryeministri Yildirim reagoi ashpër ndaj deklaratave kontradiktore të ShBA-së

Gjatë takimit me drejtorët rajonalë të departamentit të policisë për luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuara (KOM), Yildirim i bëri një vlerësim nismave të ShBA-së në rajon...

891517
Kryeministri Yildirim reagoi ashpër ndaj deklaratave kontradiktore të ShBA-së

Kryeministri Binali Yildirim reagoi ashpër ndaj deklaratave kontradiktore të bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me formimin e ushtrisë terroriste në kufirin me Turqinë.

Në fjalën e tij gjatë takimit me drejtorët rajonalë të departamentit të policisë për luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuara (KOM), Yildirim i bëri një vlerësim nismave të ShBA-së në rajon.

“Këto janë deklarata që shkaktojnë konfuzione, por vendosmëria e Turqisë është e qartë dhe e prerë”, deklaroi Yildirim, ndërsa përsëriti se kurrë nuk do të lejojnë formimin e një ushtrie terroriste.

“Ne do të marrim menjëherë të gjitha masat e duhura dhe nuk do të përgjumemi”, tha shefi i qeverisë turke dhe vijoi me këto fjalë: “Praktikat e SHBA-ve në Siri, si aleati ynë në NATO, për fat të keq janë të papërshtatshme dhe të gabuara për marrëdhëniet e aleancës. SHBA-të duhet ta eliminojnë konfuzionin për sa i përket të ardhmes së rajonit dhe qëndrimin e saj duhet ta ndryshojë propaqes dhe ta korrigjojnë në favor të marrëdhënieve me Turqinë".

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) në një deklaratë të bërë dje pretendoi se nuk kanë ndonjë plan për formimin e një ushtrie të re duke përdorur organizatën separatiste terroriste PKK/PYD, e cila përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë ose të një “force konvencionale të sigurisë kufitare”.

Por, zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, koloneli Ryan Dillon ditën e diel deklaroi se “Koalicioni është gati për të formuar një “Forcë të Sigurisë Kufitare” në Siri dhe është duke bashkëpunuar me Forcat Demokratike Siriane që janë një strukturim ombrellë e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD.  



Lajme të ngjashme