Çavusoglu: Presidenti Erdogan do ta ftojë Kancelaren gjermane për vizitë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia është pro vazhdimit të dialogut mes dy vendeve.

Çavusoglu: Presidenti Erdogan do ta ftojë Kancelaren gjermane për vizitë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se pas formimit të qeverisë në Gjermani, Presidenti Recep Tayyip Erdogan do ta ftojë Kancelaren Angela Merkel për vizitë në Turqi.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjerman në Antali, ministri Çavusoglu tërhoqi vëmendjen se Presidenti Erdogan ka zhvilluar disa herë biseda telefonike me Kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin, Frank-Walter Steinmeier.

Duke e bërë të ditur se Presidenti Erodogan pas formimit të qeverisë në Gjermani do ta ftojë për vizitë Kancelaren Merkel ose do të mund të zhvillojë një vizitë në Gjermani, ministri Çavusoglu tha se kreu i shtetit turk është pro normalizimit të marrëdhënieve me Gjermaninë.

Shefi i diplomacisë turke shtoi se është e nevojshme që dialogu mes dy vendeve të vazhdojë.



Lajme të ngjashme