Kritika e Erdoganit "Bota është më e madhe se 5" tani bëhet këngë

Publikohet në gjuhën angleze dhe me titra turqisht kënga "The World Is Bigger Than Five".

Kritika e Erdoganit "Bota është më e madhe se 5" tani bëhet këngë

Publikohet në gjuhën angleze dhe me titra turqisht kënga "The World Is Bigger Than Five", realizuesit e së cilës janë frymëzuar nga shprehja "Bota është më e madhe se pesë", të cilën Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e ka përdorur për të kritikuar të drejtën e vetos të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Teksti i këngës së përgatitur është shkruar nga Turgay Evren me iniciativën e deputetit të AK Partisë për Stambollin, Aziz Babuşçu. Gjithashtu kënga "Bota është më e madhe se pesë" kompozuar dhe kënduar nga artisti me emrin Ek'rem tani është e pranishme në rrjetet sociale.

Deputeti Aziz Babuşçu në një deklaratë për AA tha se presidenti Erdoğan është lider i Turqisë dhe gjithashtu i të shtypurve në botë, ku dhe prova e kësaj është shprehja "Bota është më e madhe se pesë".

"Ideja është e imja, por fjalët dhe orkestrimi janë të njerëzve që janë bashkuar me të njëjtën ndjeshmëri. Tekstin e ka shkruar Turgay Evren, një mësues anglishteje, që është një qytetar kurd nga qyteti Diyarbakır. Këndimi është realizuar sërish nga një prej bijve të këtij atdheu që jeton në Zvicër dhe është nga qyteti Bayburt. Kemi dëshirën që këtë lidership botëror, këtë lidership për të shtypurit të presidentit tonë ta përhapim me një këngë në të gjithë botën. Kënga është kënduar në anglisht dhe me titra në turqisht", është shprehur Aziz Babuşçu.

Ndër të tjera Babuşçu ka bërë të ditur se pamjet në videon e këngës nuk paraqesin dramat e përjetuara vetëm në pozitat gjeografike myslimane, por të përjetuara në të gjitha rajonet e ndryshme të botës, dhe se kjo këngë i drejtohet botës së ndjenjave të njerëzve dhe u bën thirrje atyre për të kaluar në veprim. (AA)



Lajme të ngjashme