Kryeministri Yildirim zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kreu i qeverisë turke do të takohet me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe Princin Trashëgimtar Muhammed.

876622
Kryeministri Yildirim zhvillon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kryeministri Binali Yildirim ndodhet në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite për kontakte zyrtare.

Në kuadër të vizitës së tij në këtë vend shefi i qeverisë turke u takua me Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz.

Gjatë takimit u vendos theksi në rëndësinë e statusit të Jerusalemit, ndërsa u tha se e tërë bota islame duhet të bashkëveprojë për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve dhe se vendimi i marrë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është cilësuar si një mesazh i fortë për shoqërinë ndërkombëtare.

Në takim, ku u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe, u theksua edhe rëndësia që i kushtohet Arabisë Saudite, si njëra prej vendeve më të rëndësishme të rajoneve të Gjirit dhe Lindjes së Mesme, që kanë lidhje rrënjësore historike, fetare dhe njerëzore.

Takimi mes Kryeministrit Yildirim dhe Mbretit Salman bin Abdulaziz u zhvillua prapa dyerve të mbyllura në Pallatin Irka dhe zgjati afërsisht 1 orë.

Pas takimeve kokë më kokë, u kalua në takim mes delegacioneve.

Pritet që Kryeministri Yildirim më pas të zhvillojë një takim edhe me Princin Trashëgimtar dhe njëkohësisht ministrin e Mbrojtjes, Muhammed bin Salman.



Lajme të ngjashme