Erbas: Paqja u duhet të gjithëve, jo vetëm myslimanëve

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare (Dijanet) të Turqisë, Ali Erbaş tha se “Paqja u duhet të gjithëve, jo vetëm myslimanëve. Për këtë arsye i gjithë njerëzimi duhet të përpiqet që botën ta shndërrojë në një vend më të sigurt për të jetuar”.

Erbas: Paqja u duhet të gjithëve, jo vetëm myslimanëve

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare (Dijanet) të Turqisë, Ali Erbaş tha se “Paqja u duhet të gjithëve, jo vetëm myslimanëve. Për këtë arsye i gjithë njerëzimi duhet të përpiqet që botën ta shndërrojë në një vend më të sigurt për të jetuar”.

Në një njoftim me shkrim nga Dijaneti thuhet se Erbaş, në kuadër të vizitës së tij në Azerbajxhan ishte i ftuar i televizionit shtetëror të këtij vendi Az TV.

Erbaş gjatë këtij programi foli për programet e realizuara në kuadër të “Vitit të Solidaritetit Islam 2017”.

Duke rikujtuar se presidenti i Azerbajxhanit İlham Aliyev e ka shpallur këtë vit si “Viti i Solidaritetit Islam”, Erbaş ka thënë “Gjatë vitit 2017 janë mbajtur takime në shtete të ndryshme. Edhe në mesin e muajit tetor në Stamboll u mbajt një takim. Gjatë këtyre takimeve u diskutua për rrugët nëpër të cilat po kalon bota, sidomos për disa plane të realizuara për prishjen e paqes dhe për atë se cilat janë qëllimet e njerëzve të cilët qëndrojnë prapa atyre planeve. U diskutua lidhur me atë se çfarë duhet të bëhet për të siguruar paqen dhe qetësinë në botë”.

Ai theksoi se të gjithë njerëzit e botës, të cilët i nënshtrohen persekutimit, duhet të shpëtohen dhe të parandalohet persekutimi, pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë apo cilit besim i takojnë.

“Ne si besimtarë, si myslimanë, duhet t’i bëjmë thirrje gjithë njerëzimit që të bëjnë gjëra të mira, t’i eliminojnë të këqijat, t'i përhapim mirësitë. Po përpiqemi për këtë. Shpresojmë se vendimet e marra në këto takime do të kontribuojnë në ofrimin e paqes në botë, ndalimin e gjakderdhjes dhe eliminimin e organizatave terroriste. Për momentin ne po përpiqemi për këtë, po përpiqemi por në anën tjetër shohim se ka disa qëndrime të cilat dëshirojnë t’i vazhdojnë këto luftëra e këto përleshje. Ne duhet të përpiqemi që t’i eliminojmë edhe ata. Paqja u duhet të gjithëve, jo vetëm myslimanëve. Për këtë arsye i gjithë njerëzimi duhet të përpiqet që botën ta shndërrojë një vend më të sigurt për të jetuar. Islami tashmë 1.400 vite po përpiqet që ta bëjë këtë. Islami, me ajetin kuranor 'O ju që besoni, të gjithë hyni në paqe' i bën thirrje gjithë njerëzimit për paqe", tha Erbaş. (AA)



Lajme të ngjashme