Kryeministri Yildirim zhvillon një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) në përgjigje të ftesës së homologut të tij koreanojugor Lee Nak-Yeon më datat 4-6 dhjetor do të zhvilloj një vizitë zyrtare në këtë vend.

860795

Sipas informatave të marra nga burimet pranë Kryeministrisë, shefi i qeverisë turke në kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut do të zhvilloj një takim me Kryeministrin e këtij vendi.

Jëlldërm, i cili do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In do të ketë një takim edhe me Kryetarin e Kuvendit Kombëtar, Chung Sye Kyun.

Parashikohet që gjatë takimit krahas temave të marrëdhënieve politike, ekonomike, tregtare dhe bashkëpunimit kulturor të bisedohet edhe në lidhje me luftën kundër terrorit, migrimin e parregullt dhe për çështjet aktuale rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Më pas Kryeministri Jëlldërëm do të takohet edhe me udhëheqësit e lartë të kompanive koeanojugore pas së cilës do të vizitoj edhe varrezat e dëshmorëve turq në Busan.

Vizita e Kryeministrit në këtë vend ka një rëndësi të veçantë pasi ajo përkon edhe me 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme