Presidenca: Pentagoni të bëjë realitet deklaratat për PKK/YPG

Presidenca e Turqisë: Pentagoni duhet të konkretizojë deklaratën e dhënë për mbledhjen e armëve që i janë dhënë organizatës terroriste PKK/YPG.

Presidenca: Pentagoni të bëjë realitet deklaratat për PKK/YPG

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se Turqia do të vendosë vetë se çfarë kërcënon sigurinë e saj kombëtare dhe nuk do të vendosin të tjerët.

Në një program të një kanali televiziv privat, Zëdhënësi Kallën iu përgjigj pyetjeve në lidhje me deklaratën e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Pentagonit për ndihmat me armë që Amerika i ka dhënë organizatës separatiste terroriste.  

Kallën tha: “Në deklaratën e Pentagonit zë vend shprehja: ’Nuk do të mblidhen armët që nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë’. Se çfarë e kërcënon sigurinë kombëtare e vendos Turqia dhe jo një vend tjetër. Pentagoni duhet të konkretizojë deklaratën e dhënë për mbledhjen e armëve që i janë dhënë organizatës terroriste YPG (zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri).  

Ai paralajmëroi gjithashtu se mosmbledhja e armëve do të sjellë përhapjen dhe vazhdimësinë e destabilitetit në rajon.

Zëdhënësi i Zyrës për Lindjen e mesme në Pentagon, Eric Pahon kishte bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbledhin të gjitha armët e dhëna YPG-së që mund të kërcënojnë Turqinë.

Ai kishte bërë të ditur se nuk ka autorizimin për të dhënë informacion në lidhje me inventarin ose numrin e armëve.

“Kategorikisht do të mbledhim armët që mund të kërcënojnë Turqinë. Inventarin e tyre (armëve) e kanë Turqit”.

Zëdhënësi në fjalë ishte shprehur se buldozerët e dhënë YPG-së, që nuk janë automjete përleshjesh, gërmuesit e minave dhe shpërthyeseve artizanale dhe automjetet e transportit të personelit që njihen si Humvee, nuk do të mblidhen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë indirekte që nga viti 2015 dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, që nga muaji maj i këtij viti vendosën të armatosin PYD-në, që është zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.



Lajme të ngjashme