Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sinjal për operacion në Afrin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep tayyip Erdoğan) kryesoi mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sinjal për operacion në Afrin
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë vit mbaroi me mesazhe të rëndësishme
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë vit mbaroi me mesazhe të rëndësishme

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep tayyip Erdoğan) kryesoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që zgjati 3 orë e gjysmë, ku u dha sinjal për operacion në rajonin Afrin të Sirisë.

 

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep tayyip Erdoğan) kryesoi mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes që zgjati 3 orë e gjysmë u dha sinjali për operacion në rajonin Afrin të Sirisë.

“Elementet e Forcave të Armatosura Turke vazhdojnë me sukses misionin e vëzhgimit në ‘zonën e reduktimit të tensionit në Idlib’ dhe është bërë vlerësimi se me përmbushjen e kësaj detyre, në perëndim të Halepit dhe në afërsi të Afrinit, mund të sigurohet një ambient paqeje dhe sigurie” shkruhet në komunikatë.

Gjithashtu në komunikatë zuri vend edhe shprehja: “Përpjekjet e organizatës terroriste PKK/PYD për të ndryshuar strukturën e lashtë demografike të Sirisë duke bërë spastrim të mbuluar (fshehtë) dhe për të fituar territore në këtë vend, bien ndesh me drejtësinë ndërkombëtare dhe me të drejtat e njeriut prandaj kjo është e papranueshme. Theksohet edhe një herë se, për të mbrojtur sigurinë e saj, Turqia veçanërisht në zonat kufitare, do të vazhdojë të marrë çdo lloj mase sigurie”.

Kurse në lidhje me skandalin e përjetuar kohë më parë në stërvitjen e NATO-s, në komunikatë shkruhet: “ Është theksuar edhe një herë se nuk do të pranohet në asnjë mënyrë qëndrimi armiqësor kundrejt themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk dhe përfaqësuesit të popullit dhe shtetit turk, Rexhep Tajip Erdoan në stërvitjen e NATO-s Trident Javelin 2017 të zhvilluar në Norvegji”. Gjithashtu theksohet se pritet thellimi i hetimit në lidhje me këtë çështje.

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare theksohet se është përsëritur thirrja ndaj opinionit publik ndërkombëtar për ndihma humanitare dhe kthimin e myslimanëve të Arakanit në shtëpitë dhe atdheun e tyre. “Janë ndjekur nga afër zhvillimet e përjetuara kohët e fundit në lidhje me këtë çështje dhe Turqia do të vazhdojë të bëjë detyrën që i takon për ti dhënë fund kësaj drame, që është kthyer në një test për njerëzimin” shkruhet në komunikatë.



Lajme të ngjashme