Yildirim: Në Soçi do të merren vendime shumë të rëndësishme

"Në samitin tresh Turqi-Rusi-Iran që po mbahet në qytetin Soçi të Rusisë do të merret një vendim shumë i rëndësishëm në lidhje me krizën e Sirisë", bëri të ditur Kryeministri Binali Yildirim.

852969
Yildirim: Në Soçi do të merren vendime shumë të rëndësishme

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) bëri të ditur se në samitin tresh Turqi-Rusi-Iran që po mbahet në qytetin Soçi të Rusisë do të merret një vendim shumë i rëndësishëm në lidhje me krizën e Sirisë.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së hapjes së vitit akademit në Universitetin Teknik “Yildiz” të Stambollit, Kryeministri Jëlldërëm bëri të ditur se në samitin tresh në Soçi do të takohen Presidentët Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani.

Jëlldërëm gjithashtu tha se liderët do ti bëjnë një vlerësim zhvillimet e fundit procesit të Astanës dhe se do të marrin vendime të nevojshme për kalimin në procesin e Gjenevës.

Shefi i qeverisë turke fjalimin e tij e vijoi me këto fjalë: “Tani hap pas hapi duam ta lëmë pas procesin në të cilin njerëzit e pafajshëm kanë humbur jetën dhe gjatë të cilit janë zhvendosur me miliona njerëz. Turqia është vendi i cili pagoi koston më të lartë gjatë këtij procesi”.

 


Lajme të ngjashme