Çelik cilëson dritëshkurtësi ndërprerjen e fondeve të BE-së për Turqinë

Ministri i Bashkimit Evropian (BE) dhe kryenegociatori, Ëmer Çelik (Ömer Çelik) tha se do të ishte dritëshkurtësi ndërprerja nga BE-ja e fondeve që i ka vënë në dispozicion Turqisë.

Çelik cilëson dritëshkurtësi ndërprerjen e fondeve të BE-së për Turqinë

Aktualitetin Ëmer Çelik e vlerësoi për gazetarët në ditën e fundit të Forumit të 9-të të Sigurisë Ndërkombëtare Halifax në Kanada.

“Ne nuk jemi informuar ende zyrtarisht nga BE-ja në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian (BE) për të ndërprerë fondet që i janë akorduar Turqisë, por me sa kemi dëgjuar bëhet fjalë për një ndërprerje rreth 105 milionë euro”, u tha gazetarëve negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin.

"Ndërprerja e 105 milionë eurove nuk do të thotë asgjë financiarisht për Turqinë", u shpreh Çelik dhe duke përmendur faktin që Turqia në periudhën 2014-2020 do të përdorë një fond me vlerë 4,5 miliardë euro, tha se nga njëra është parashikuar që këto fonde të jepen për afrimin e Turqisë me BE-në, ndërsa nga ana tjetër ndërprerja e këtij fondi tregon se kemi të bëjmë me një mungesë serioze vizioni.

"Ata që i marrin këto vendime, ata që kanë vendosur firmën poshtë tyre, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe në të ardhmen do të shikohen si njerëz që kanë firmosur një dritëshkurtësi”, tha Çelik.

 


Lajme të ngjashme