Kryeministri Yildirim priti në takim Senatorin amerikan Bob Corker

Takimi që u zhvillua në hotelin ku qëndron Kryeministri Jëlldërëm, zgjati më shumë se 1 orë.

843037
Kryeministri Yildirim priti në takim Senatorin amerikan Bob Corker

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) i ndodhur në kryeqytetin Uashington të ShBA-së për kontakte, fillimisht pati një takim me Senatorin e shquar të Tenesis (Tennessee) nga radhët e republikanëve, Bob Korker (Bob Corker).

Takimi që u zhvillua në hotelin ku qëndron Kryeministri Jëlldërëm, zgjati më shumë se 1 orë.

Gjatë takimit me senatorin Korker, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit Amerikan, Kryeministri Jëlldërëm u shoqërua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Albayrak), ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Këllëç (Serdar Kılıç), kryekëshilltari i Kryeministrisë për politikë të jashtme, Kerim Uras dhe këshilltari i Kryeministrisë, Ihsan Durdu.

 

Në deklaratën e bërë pas takimit për gazetarin e Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA), Senatori Korker shprehu kënaqësinë nga takimi i tij me Kryeministrin Jëlldërëm.

Duke e bërë të ditur se takimi kaloi në një atmosferë të sinqertë dhe ka qenë mjaftë produktiv, Senatori Korker tha: “Gjatë takimit biseduam gjerësisht në lidhje me disa çështje specifike. Ka shumë gjëra të cilat duhet të kryejmë. Nevojitet kohë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Turqia është një vend shumë i bukur dhe kohëve të fundit shënoi progres në çështje të shumta. Unë edhe më herët e kam vizituar Turqinë dhe më pëlqen shumë. Turqia ka bërë shumë gjëra posaçërisht për refugjatët sirianë. Ne kemi marrëdhënie të mira mbi të cilat mund të ndërtojmë shumë gjëra siç është NATO-ja, por aktualisht kemi disa çështje mbi të cilat kemi dallime në opinione”.



Lajme të ngjashme