Turqi – 80 terroristë të neutralizuar është bilanci javor i antiterrorizmit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në 1 mijë e 476 operacione që janë realizuar ndërmjet datave 30 tetor – 6 nëntor në kuadër të luftës kundër terrorit janë neutralizuar gjithsej 80 terroristë.

Turqi – 80 terroristë të neutralizuar është bilanci javor i antiterrorizmit

Në operacionet që janë kryer gjatës javës së fundit janë neutralizuar 80 terroristë.

Përmes një komunikate me shkrim Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të përpjekjes kundër terrorit ndërmjet datave 30 tetor – 6 nëntor janë realizuar 1 mijë e 476 operacione.

Në këto operacione janë neutralizuar gjithsej 80 terroristë; 68 të vdekur, 6 janë kapur të gjallë dhe 6 janë dorëzuar vet pranë forcave të sigurisë.

Gjithashtu janë vënë në pranga 238 persona, që vlerësohet se kanë qenë të ndërlidhur me organizatën terroriste PKK/KCK, 48 të ndërlidhur me DAESH-in, 674 të ndërlidhur me FETO/PDY dhe 14 të tjerë të dyshuar për lidhje me organizatat ultramajtiste.

Gjithashtu në operacionet e javës së fundit janë shkatërruar dhe kthyer në gjendje të papërdorshme 47 vendstrehime dhe shpella në 5 prefektura të vendit.

 


Lajme të ngjashme