Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Operacioni i përbashkët kundër PKK-së, jo prioritet për Irakun

Gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Azerbajxhan, kreu i shtetit turk deklaroi për gazetarët e pranishëm në avion se operacioni i përbashkët kundër organizatës separatiste terroriste PKK nuk është prioritet për Irakun...

Erdogan: Operacioni i përbashkët kundër PKK-së, jo prioritet për Irakun

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi për gazetarët e pranishëm në avion, gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Azerbajxhan, se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe intensiv me Irakun e Iranin.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kreu i shtetit turk u shpjegoi këtyre të fundit mbi hartë zhvillimet në Irak dhe Siri.

Ai tha se operacioni i përbashkët kundër organizatës separatiste terroriste PKK nuk është prioritet për Irakun.

“Megjithatë ne po marrim paraprakisht të gjitha masat e nevojshme. Nëse paraqitet ndonjë ngacmim apo provokim, atëherë mund të hyjmë në operacion”, paralajmëroi Erdogan.

Lideri turk u ndal gjithashtu mbi situatën në qytetin veriperëndimor Idlib të Sirisë duke theksuar se Ankara dhe Moska janë në solidaritet të plotë për çështjen në fjalë.

“Kjo do të përfshijë edhe Afrinin”, shtoi ai.

Erdogan foli më tej për zhvillimet pas referendumit të jashtëligjshëm, që administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) organizoi më datë 25 shtator.

“Të gjithë së bashku do të shohim se çfarë procesi do të nisë në pjesën veriore të Irakut, pasi (Masoud) Barzani dorëzoi postin më 1 nëntor. Do të shikojmë nëse atje do të fillojë apo jo një proces i ri. Urimi dhe dëshira ime është që të bëhet një integrim me strukturën federale”, u shpreh presidenti turk.

Ndër të tjera, ai rikujtoi procesin e dorëzimit të kontrollit të pikës kufitare “Ibrahim Halil” administratës së Bagdadit duke njoftuar se procedurat do të përfundojnë brenda pak ditëve.

Erdogan nënvizoi gjithashtu se komandanti i Armatës së Dytë të ushtrisë turke, Gjenerallejtënant Ismail Metin Temel dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë irakiane, Gjeneral Othman al-Ghanimi, po i ndjekin zhvillimet në terren.



Lajme të ngjashme