Kryeministri Yildirim tha se Turqia është vendi i tretë me rritje më të shpejtë në botë

“Në botë janë dy vende tjera që tregojnë rritje më të shpejtë se ne. Njëra është Kina dhe tjetra India. Në vendin e tretë ndodhet Turqia", deklaroi Kryeministri Binali Yildirim.

Kryeministri Yildirim tha se Turqia është vendi i tretë me rritje më të shpejtë në botë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se Turqia është vendi i tretë me rritje më të shpejtë në botë.

Kryeministri dhe ushtruesi i detyrës së kryetari të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Binali Jëlldërëm mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

“Në botë janë dy vende tjera që tregojnë rritje më të shpejtë se ne. Njëra është Kina dhe tjetra India. Në vendin e tretë ndodhet Turqia. Në dhashë Zoti deri në fund të këtij viti do të shënojmë rritje mbi 6%, ndoshta edhe afër 7%. Në qoftë se realizohet kjo Turqia do të jetë vendi me rritje më të shpejtë në mesin e 20 vendeve të zhvilluara të botës”, bëri të ditur Jëlldërëm.

Kreu i qeverisë turke gjatë fjalimit të tij preku edhe në referendumin e paligjshëm për pavarësi të administratës rajonale kurdë (KRG) të organizuar më 25 shtator.

Duke e bërë të ditur se vendkalimi kufitar Halil Ibrahim, i cili ndodhej nën kontrollin e peshmergëve sot në mëngjes i është dorëzuar qeverisë qendrore të Irakut, Kryeministri tha: “Tash e tutje të gjitha kontrollet gjatë kalimeve të vendkalimit kufitar Habur do të bëhen nga qeveria qendrore. Në anën turke të këtij vendkalimi do të jenë zyrtarët tanë, ndërsa në anën irakiane në Halil Ibrahim do të jenë zyrtarët nga Bagdadi”.

Njësitë e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe të Forcave të Armatosura të Irakut, të cilat bënin stërvitje në nënprefekturën Silopi të Shërnakut (Şırnak) sot në orët e hershme të mëngjesit kaluan në kalimin kufitar Halil Ibrahim të Irakut.

Ushtarët me flamuj turq dhe irakian fillimisht vajtën në vendkalimin kufitar Habur dhe më pas kaluan në Halil Ibrahim.



Lajme të ngjashme