Kryeministri Yildirim: Dëmet e referendumit kurd në Irak nuk do të mund të kompensohen

Në vlerësimin e tij të bërë propozimit të administratës rajonale kurde të Irakut për të ngrirë rezultatet e referendumit, Kryeministri Yildirim tha se pika në të cilën ndodhemi sot me dëmet e shkaktuara nuk mund të kompensohet.

834978
Kryeministri Yildirim: Dëmet e referendumit kurd në Irak nuk do të mund të kompensohen

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) deklaroi se dëmet e shkaktuara me referendumin e paligjshëm të mbajtur nga administrata rajonale kurde në veri të Irakut (KRG) më 25 shtator nuk do të mund të kompensohen.

Kryeministri Jëlldërëm u prononcua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur me homologun e tij somalez, Hasan Ali Hajri në Pallatin Çankaja (Çankaya).

Në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me propozimin e KRG-së për të ngrirë rezultatet e referendumit Kryeministri Jëlldërëm tha: “Pa marrë parasysh se a merr vendim KRG-ja apo jo, është e qartë se pika në të cilën ndodhemi sot me dëmet e shkaktuara nuk mund të kompensohet. Ata bënë llogari të gabuar e cila është kthyer nga Ankaraja, Bagdadi dhe Teherani. Pas kësaj Turqia, Irani dhe Iraku do të bashkëpunojnë në mënyrë më efektive për paqen, sigurinë, luftën kundër terrorit në rajon”.

Jëlldërëm gjithashtu tha se do të bashkëpunojnë me Bagdadin në lidhje me dorëzimin e vendkalimeve kufitare Habur dhe Halil Ibrahim, të cilat janë hyrjet kryesore në Irak, nën administrimin e qeverisë qendrore.

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se bëhet fjalë edhe për hapjen e një rruge të re për në Irak dhe se edhe qeveria e Bagdadit shikon ngrohtë në këtë çështje.        



Lajme të ngjashme