Forcat ajrore turke godasin kampet e PKK-së në veri të Irakut

(AA) Së paku pesë terroristë janë neutralizuar gjatë sulmeve ajrore të forcave turke në kampet e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut.

Forcat ajrore turke godasin kampet e PKK-së në veri të Irakut

Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se sulmet ajrore janë kryer në strehimoret dhe kampet e zbuluara, ku terroristët përgatitnin sulme të reja kundër pozicioneve të ushtrisë turke.

Bëhet fjalë për kampe në malin Metin dhe Zap në zonën veriore kufitare të Irakut me Turqinë.

Pas sulmeve të suksesshme të gjithë avionët turq janë kthyer të sigurt në bazë.

Mali Kandil, Gara, Metin dhe Zap gjenden në veri të Irakut, përgjatë kufirit Irak-Turqi. Bëhet fjalë për një rajon që cilësohet si djepi i lëvizjes së organizatës separatiste terroriste PKK, e cila gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian.

 



Lajme të ngjashme