Omer Çelik: Ndërprerja e negociatave me Turqinë, vetëvrasje për Evropën

Ndërprerja e negociatave të anëtarësimit të Turqisë apo pezullimi i tyre do të ishte një vetëvrasje për Evropën, që nuk është në gjendje të zgjidhë problemet e saj, tha të mërkurën shefi i negociatave Ankara-Bruksel...

Omer Çelik: Ndërprerja e negociatave me Turqinë, vetëvrasje për Evropën

Ministri turk për Çështjet e BE-së dhe shefi i negociatave Ankara-Bruksel, Omer Çelik, deklaroi të mërkurën se ndërprerja e negociatave të anëtarësimit të Turqisë apo pezullimi i tyre do të ishte një vetëvrasje për Evropën, që nuk është në gjendje të zgjidhë problemet e saj.

I ftuar në rubrikën “Tryeza e Redaktorëve” të Agjencisë Anadolli (AA), Omer Çelik iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

Ai u ndal fillimisht mbi zërat, të cilat qarkullojnë kohëve të fundit brenda Bashkimit Evropian, në lidhje me reduktimin e ndihmës financiare për Turqinë.

“Ndërprerja e ndihmës financiare të paraaderimit (IPA) nuk do të thotë asgjë. Veçse lakimi i kësaj diskrediton BE-në dhe i humbet besimin”, theksoi ministri Çelik.

Para samitit të BE-së të enjten e kaluar, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, propozoi reduktimin e fondeve të paraaderimit në vend të ndërprerjes së negociatave me Turqinë.

Pavarësisht thirrjeve nga socialdemokratët dhe liberalët gjermanë për ndërprerjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësimit për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe për ngrirjen e 4 miliardë eurove nga fondet e paraaderimit, pjesa dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së i refuzuan këto propozime dhe mbështetën vijimin e dialogut me Ankaranë.

Çdo vendim për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit të Turqisë kërkon njëzëshmërinë e të gjitha shteteve anëtare të Unionit. Deri tani vetëm Austria ka mbështetur haptazi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Kryenegociatori turk e ka quajtur qëndrimin e Austrisë ndaj vendit të tij një “obsesion psikiatrik”.

“E kam të pamundur që të shpjegoj obsesionin e Austrisë (kundër Turqisë) me një analize politike. Ajo është transformuar plotësisht një obsesion psikiatrik”, u shpreh ministri Çelik.

Sa i përket propozimit të BE-së për t’i dhënë Turqisë partneritet të privilegjuar, Çelik tha ky është një “propozim imoral”.

Në vijim, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian vlerësoi referendumin ilegal për pavarësi, mbajtur më 25 shtator në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG), si dhe hapat e bëra nga kjo e fundit pas referendumit për të ndryshuar strukturën demografike të rajonit.

“Presidenti i KRG-së, Masoud Barzani, ka bërë zullumin më të madh ndaj kurdëve duke vendosur për mbajtjen e këtij referendumi. Barzani nuk e ndërmori këtë hap për kurdët, por për të garantuar presidencën e tij”, sqaroi Omer Çelik.

Kur u pyet rreth propozimit të Barzanit për ngrirjen e rezultateve të këtij referendumi të paligjshëm, ministri Çelik nënvizoi se kjo është plotësisht një manovër taktike.

“Lideri i KRG-së duhet të dalë hapur e ta konsiderojë të paqenë këtë referendum të jashtëligjshëm”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme