Gjenerali Akar: PYD/YPG dhe PKK, krahë të së njëjtës strukture

Në fjalën që mbajti në Konferencën e “Shtabeve të Përgjithshme Përgjithshëm për Luftën Kundër Organizatave të Dhunshme” në ShBA gjeneralarmate, Hulusi Akar tha se PYD/YPG dhe organizata separatiste terroriste PKK janë degë të së njëjtës strukture...

Gjenerali Akar: PYD/YPG dhe PKK, krahë të së njëjtës strukture

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate, Hulusi Akar theksoi se me imazhet që u shfaqën pas operacionit në qytetin Raka të Sirisë dhe me shembujt të ngjashëm kanë konfirmuar edhe një herë se PYD/YPG dhe organizata separatiste terroriste PKK janë degë të së njëjtës strukture.

Gjenerali Akar mori pjesë në "Konferencën e Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm për Luftën Kundër Organizatave të Dhunshme", që u mbajt në Uashington, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Konferenca u mbajt në bazën ushtarake amerikane “Fort Belvoir” me pjesëmarrjen e shefave të shtabeve të 73 vendeve dhe përfaqësuesve të NATO-s e të Bashkimit Evropian (BE).

Në fjalën që mbajti në konferencë dhe takimet dypalëshe që realizoi në kuadër të aktivitetit Gjeneralarmate Akar përcolli informacione mbi aktivitetin e organizatës separatiste terroriste PKK/PYD në veri të Siri si dhe propozimin dhe pozicionin e Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Gjenerali Akar ngriti edhe shqetësimet e Turqisë lidhur me varjen e portretit të kreut të organizatës terroriste PKK, Abdullah Ëxhalan (Öcalan) në sheshin e qytetit Rakka (Siri), duke u thënë amerikanëve dhe bashkëbiseduesve të tjerë se PKK-ja kërkon të krijojë një korridor terrorist në jug të Turqisë duke përdorur emra të ndryshëm, por Turqia nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Akar gjithashtu u bëri thirrje bashkëfolësve që të ndërpresin ndihmat (me armë) për organizatën terroriste PKK/PYD, e cila në Siri përdor emrin “Forcat Demokratike Siriane”, duke u sqaruar atyre se kjo organizatë vazhdon të jetë prezentë në Menbixh dhe përreth, pavarësisht premtimeve të bëra se do të tërhiqen nga kjo zonë.

Shefi i shtatmadhorisë turke tha se organizatat terroriste si PKK/PYD dhe DAESH vazhdojnë të ndikojnë negativisht në sigurinë e rajonit. Akar përcolli rekomandimet dhe tezat e Turqisë kundër këtyre kërcënimeve.

Gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, Akar foli edhe për përpjekjen e Turqisë në kuadër të antiterrorizmit, operacionin e Turqisë kundër DAESH-it, operacionin “Mburoja e Eufratit”, procesin e Astanës (për zgjidhjen e krizës siriane). 

Konferenca e parë ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar në bazën e përbashkët ajrore “Andrews” në Maryland dhe sipas shefit të shtabeve të bashkuara të ushtrisë amerikane në këtë takim kishim marrë pjesë më shumë se 40 shefa shtabesh.



Lajme të ngjashme