Eren: Seritë e reja të “Dirilis Ertugrul” më 25 tetor, interesante dhe produksionet e reja të TRT-së

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), Ibrahim Eren, shprehu bindjen se produksionet e institucionit, që ai drejton, do të ngjallin interes të lartë edhe në sezonin e ri...

Eren: Seritë e reja të “Dirilis Ertugrul” më 25 tetor, interesante dhe produksionet e reja të TRT-së

Ibrahim Eren foli rreth projekteve të TRT-së për sezonin e ri të transmetimeve në një intervistë për Agjencinë Anadolli (AA).

“TRT-ja është transmetuesi i parë i Turqisë dhe njëherësh shkollë e gazetarisë në përgjithësi e radiotelevizionit në veçanti. Përmes transmetimeve të saj, TRT-ja duhet të jetë avangardë për sektorin privat. Puna, që ne bëjmë këtu, prek botën shpirtërore të gjithë qytetarëve. Fryma e ushqyer përmes ‘Dirilis’ solli një vetëbesim dhe shpirt luftarak të pabesueshëm në Turqi. Prandaj përpiqemi të jemi shumë të ndjeshëm dhe të bëjmë punë të mira”, tha Eren duke nënvizuar se posti i Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së është një përgjegjësi e madhe dhe jashtëzakonisht e rëndësishme.

Jam i bindur – vijoi ai – se të gjithë po presin me padurim pjesët e reja të serialit “Dirilis Ertugrul”.

“Të gjithë po presin telenovelën. Po na pyesin përditë se kur do të nisë seriali pa përjashtim të gjitha shtresat e shoqërisë, nga politikani dhe biznesmeni e deri te qytetari më i thjeshtë. Pjesa e parë (e sezonit të ri) do të transmetohet më datë 25 tetor. Teleshikuesit tanë do të ndjekin sërish me vëmendje maksimale dhe emocione çdo puntatë të telenovelës”, garantoi shefi i TRT-së.



Lajme të ngjashme