Vazhdon stërvitja e trupave ushtarake turke dhe irakiane në pikën kufitare “Habur”

Vazhdon stërvitja ushtarake e Forcave të Armatosura Turke (TSK) që ka filluar më 18 shtator pranë Pikës së Kalimit Kufitar “Habur” në Silopi të Shërnakut (Şırnak).

Stërvitja në hapësirën që ndodhet përballë parkimit të maunave rreth 3 kilometra larg Pikës së Kalimit Kufitar “Habur” nën drejtimin (urdhrat) e komandantit të Korpusit të 7-të, Gjeneralmajor Sinan Jajla (Sinan Yayla) dhe nën komandën dhe urdhrat e Komandantit të Brigadës së 28-të të Mekanizuar, Gjeneral brigade Ahmet Kurumahmut zhvillohet me pjesëmarrjen edhe të njësive të Forcave të armatosura të Irakut.

Në trajnimin ku nuk bëjnë pjesë automjetet e blinduara, ushtarët irakianë dhe turq, u bë stërvitje për marrjen e kontrollin e pozicioneve, infiltrimit dhe mbrojtja nga zjarri i armikut.  

Pas stërvitjes ushtarët u kthyen në njësitë e tyre.

Sipas informacionit të dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm Turk bëhet e ditur se, stërvitja e nisur më 18 shtator nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në pikën e Kalimit Kufitar “Habur”, më 26 shtator kishte kaluar në fazën e tretë të saj dhe se kjo fazë do të zhvillohet bashkë me pjesëmarrjen e njësive dhe elementëve të Forcave të Armatosura të Irakut.

Lajme të ngjashme